Fërgesë me patëllxhanë nga zonja Vjollca

7 Maj 2020, 10:59

Fërgesë me patëllxhanë Përbërësit: 800 gr patëllxhanë 250 gr qepë 1/2 kokë hudhër 200 gr mish i grirë 1 spec i kuq 1 spec pikant 1 filxhan kafe pure domate 500 gr domate Vaj ulliri Kripë dhe piper i zi Pak rigon Majdanoz

Përgatitja: Pastrojmë patëllxhanët dhe i presim në feta ose kubikë sipas dëshirës. I spërkasim me pak kripë dhe I lëmë për 10 minuta. I thajmë lagështirën me picetë. Vendosim njjë tigan më vaj për skuqje dhe I skuqim sat ë zverdhen pak. I largojmë dhe I lëmë mënjëanë mbi letër kuzhinë në pjatë. Në një tigan të thellë vendosim 3-4 lugë gjelle vaj ulliri , kaurdisim mishin, qepën derisa të zbutet, shtojmë specat të prera në shirita, hudhrat në feta, purenë e domates, domatet të qëruara nga lëkura, kripë dhe piper të zi. E lëmë domaten të ziejë për 10 minuta duke shtuar një filxhan çaji ujë. Në një tigan tjetër vendosim pak kimë, më pas patëllxhanët, pra alternojmë shtresat. I shtojmë përsëri një filxhan çaji ujë dhe e lëmë të ziejë dhe për 10 minuta në temperaturë të ulët. Në fund shtojmë pak rigon nëse dëshironi dhe 2 lugë gjelle majdanoz të grirë shumë imët.