Fërgesë vere në furrë zonja Albana

4 Korrik 2022, 12:14

Fërgesë vere në furrë 
Përbërësit:

  • 2 domate
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec djegës 
  • 80 gr djathë të bardhë 
  • Vaj ulliri
  • Rigon i freskët 
  • Kripë, piper 

Përgatitja:
Fillimisht marrim domatet dhe I presim në formë rrethore, specat jeshil I presim në rrathë të hollë, djathin e presim në kubikë. Marrim një tavë balte në madhësi të vogël, e spërkasim me vaj ulliri, në të shtrojmë domatet e prera në rrethore, më pas specat dhe djathin.  I spërkasim me vaj ulliri, kripë, piper, rigon dhe sipër shtrojmë sërish domatet, specat, djathin, vaj, piper, rigon dhe e vendosim në furrë në 180 gradë Celsius. Masa duhet të qëndrojë në furrë për aq kohë sa djathi të marr një ngjyrë kafe të lehtë. Më pas e nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet dhe është gati për servirje.