Fileto pule me domate dhe spinaq nga zonja Vjollca

2 Shkurt 2021, 10:28

Fileto pule me domate dhe spinaq

Përbërësit:

4 fileto pule

pak vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalp

kripë,  piper të zi dhe  rigon

3 thelpinj hudhër

150 gr domate qershi

300 gr spinaq

3 lugë gjelle pana

2 lugë gjelle parmixhano i grirë

limon sipas dëshirës në servirje

majdanoz

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim filetot e pulës nga të dy anët. I largojmë ato nga zjarri dhe në atë yndyrë shtojmë pak gjalp, sa të shkrijë gjalpi shtojmë hudhrat të grira I përziejmë pak e më pas shtojmë domatet të prera në 1/2 , kripë, piper të zi I përziejmë domatet dhe menjëherë shtojmë spinaqin. E përziejmë për 2 minuta sa të bjerë volume I tij, shtojmë panën sa të ziejë pana 2 minuta shtojmë në tigan, filetot e pulës, e lëmë të marrë valë për 1 minuta dhe e shërbejmë në 1 fetë limon dhe pak majdanoz.