Fileto pule me perime dhe kos nga zonja Vjollca

3 Shtator 2020, 10:37

Fileto pule me perime dhe kos

Përbërësit:

600 gr. fileto pule

1 qepë

2 karrota

4 speca jeshil

3 thelpinj hudhër

1 filxhan çaji kos

1 lugë gjelle miell

1 vezë

2 lugë gjelle lëng limoni

kripë, piper i zi dhe pak spec pikant

vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp

150 gr djath që shkrin

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të prerë në copëza të vogla, pasi të kemi kaurdisur për 2-3 minuta shtojmë karrotat në gjysmë feta. Vendosim kapakun për 5 minuta. Shtojmë mishin të prerë në  shirita dhe përsëri vendosim kapakun për 5 minuta të tjera e trazojmë duke shtuar kripë, piper të zi dhe nëse e preferoni pak spec pikant. Në fund shtojmë dhe specat në shiritë I përziejmë për 2 minuta. Lyejmë një tepsi me pak gjalp dhe transferojmë përbërësit nga tigani në tepsi.