Sallatë festive me patate dhe salçiçe
Përbërësit:
1 kg patate
2 mollë të kuqe
300 gr kastraveca turshi
1 qepë mesatare
250 gr krem djathi
150 gr majonezë
8 salçiçe
Kripë dhe piper i zi
1 domate
Përgatitja:
Ziejmë patatet në ujë me kripë. Më pas I qërojmë dhe I presim në copa të vogla, në kubikë me brinjë 1 cm.
Lajmë mollët mirë dhe I thajmë. Bashkë me lëkurë I presim në kubikë me brinjë 0.5 cm.
Qepën e presim në kubikë shumë të vegjël.
Shpëlajmë kastravecat turshi dhe i presim njësoj si mollët.
Të gjithë këto përbërës i vendosim në një tas.
Në një tas tjetër trazojmë mirë me tel dore kremin e djathit me majonezën. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Shtojmë në të 2 lugë gjelle nga lëngu i turshive, për të bërë kremin e djathit më kremoz. Shtojmë kremin e djathit dhe majonezën në tasin ku kemi përgatitur përbërësit e sallatës.
I trazojmë mirë patatet, mollët, kastravecat dhe 1qepën e grirë me salcën me kremin e djathit dhe majonezën.
Pasi të përzihet mirë sallata e vendosim në një tepsi unazë dhe e nivelojmë mirë, duke e ngjeshur me kurrizin e një luge.
E vendosim në frigorifer në të freskët, për të paktën 1 orë.
Në fund, pasi të jetë mpiksur dhe ftohur sallata, e dekorojmë duke prerë feta të holla rrumbullake salçiçe dhe kastraveca turshi, i vendosim një rrethore me kastraveca dhe një me salçiçe, duke mbuluar gjithë sipërfaqen e sallatës. Në qendër vendosim dhe një fetë domate, pasi e nxjerrim nga unaza e tepsisë, e servirim në tryezë.