Fileto pule të mbushura në furrë me kungull, spec dhe djath nga zonja Vjollca

11 Qershor 2020, 10:09

Fileto pule të mbushura në furrë me kungull, spec dhe djath

Përbërësit:

800 gr fileto pule

kripë dhe piper të zi

6-7 feta të holla spec

2 kunguj të njomë

2 lugë gjelle djath grana

200 gr mozzarella

Granitura

1 vezë

pak qumësht

3-4 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

kripë dhe piper

vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë kungullin dhe e grijmë atë në rende ( nga ana më e trashë) vetëm tulin pa farat. E spërkasim kungullin e grirë me pak kripë dhe e lëmë të pushojë për 10 minuta. Filetot e pulës të prerë hollë I vendosim në një celefon I shtypim lehtë. Marinojmë me kripë dhe piper të zi filetot dhe mbi secilën prej tyre vendosim nga një fetë proshutë spec.

Në mes të cdo fete spec vendosim nga 1 lugë gjelle kungull të grirë por të shtrydhur mirë nga uji që ka nxjerrë. Pasi vendosim kungull mbi të vëmë nga një copë ose topth të vogël mozzarella.. Bahskojmë skajet e filetos duke I ngjeshur me dorë pjesët anësore që janë bashkuar. Rrahim në një pjatë vezën , kripë dhe piper të zi si dhe pak qumësht. Në një pjatë tjetër vendosim bukën e thekur të grirë si dhe një lugë gjelle parmixhan ose djath grana padana të grirë. Kalojmë filetot e mbusura fillimisht në vezë e më pas në bukë të thekur të grirë dhe I vendosim në një tepsi ku kemi shtuar më parë letër pjekje të spërkatur me pak vaj. Vendosim filetot e mshura në tepsi, I spërkasim dhe sipër me pak vaj dhe I vendosim në furrë në temperaturë 185-190 gradë Celsius për 30-35 minuta dhe më pas I servirim.