Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

24 Korrik, 17:01

Bashkia e Tiranës dhe Fondi për Zhvillim i Katarit firmosën sot marrëveshjen për grantin 11 milionë euro, për realizimin e sheshit fundor te Bulevardi i Ri. Marrëveshja u firmos nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori e Fondit për Zhvillim i Katarit, Sultan Ahmad Al Asseri. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Katarit në Tiranë, Jabor Ali H.A. Al Dosari.

    No videos found.