Flora Toto, parashutistja e parë femër: Me gjithë këtë akt heroik, kemi marr vetëm një diplomë

19 Mars 2021, 14:18

Flora Tota nuk është njohur vetëm e para femër parashutiste shqiptare që theu tabutë, duke u renditur përkrah meshkujve me nismën e saj të “çmendur”. Ajo ishte edhe pedagoge e parë e Institutit të Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Por shprehet se  pavarësisht titujve nuk ka ndjerë vlerësimin e duhur për aktin heroic të hedhjes me parashutë përvecse një diplome.

“Kur mbarova studimet në Institutin e Fiskulturës më mbajtën direkt pedagoge në atë institute në katedrën e gjimnastikës. Mbasi punova dy vjet aty më emëruan kryetare të federatës shqiptare të gjimnastikës dhe notit  pranë ministrisë së arsimit. Ku punova 7 vjet. Edhe atje isha e para femër që punonte për sportin në një institucion shtetëror. Në fakt nga institucionet e sportit jam respektuar, nderuar kam marrë disa tituj sportiv si mjeshtre e merituar sporti. Nderi i sportit shqiptarë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës kurse për parashutizmin me gjtihë atë akt heroik që bëmë nuk kemi marr ndonjë satisfaksion përvec një diplome” përfundoi ajo.