Jemi në fundin e sezonit të vjeshtës dhe fillimit të dimrit, me kameran e ‘Rreze Dielli’ kemi shkuar në një nga tregjet e Tiranës të fruta perimeve ku takojmë profesor Hajredin Toca, i cili do të na japë disa këshilla sesi të ruajmë frutat dhe perimet e sezonit ashtu siç duhet që ato të kenë jetëgatësi, të kenë vlera dhe ne të ushqehemi sa më shëndetshëm. Me larmishmërinë e madhe të produkteve vendase, por gjithashtu në treg shohim dhe mjaft produkte importi, si të zgjedhim frutat dhe perimet e duhura dhe si të kujdesemi që këto fruta e perime që do të konsumojmë të na garantojnë jo vetëm cilësinë e sigurinë ushqimore, por edhe shëndetin tonë.
Agronomi Hajredin Toca na bën një guidë në të gjithë tregun duke filluar nga frutat tek perimet, duke ndarë me ne këshilla mjaft të vlefshme që nga zgjedhja deri tek mënyrat e larjes dhe ruajtja në ambientin e shtëpisë.