Fryerja e barkut/ Specialisti në “Rreze Dielli”: Ja çajrat që e eleminojnë…

6 Janar 2020, 13:18

Jemi pas festave të fundvitit dhe të tejngopur me ushqimet kalorike. Për ata që kanë ‘abuzuar’ me sasinë e ushqimit që kanë konsumuar, fryrja e barkut është një problem që nuk mund ta evitojnë lehtë.

Megjithatë, agronomi Zef Gjeta, i ftuar në “Rreze Dielli” thotë se ka një sërë çajrash, të cilët largojnë ndjesinë e fryerjes dhe toksinat e shumta.

Xhinxheri është një nga cajrat më të mirë sepse ndihmon mjaft sistemin tretës, efektet e saj janë pozitive, në rastin konkret edhe në eleminimin e fryrjes së barkut. Nxit një aktivizim të mikroflorës që na ndimon në tretje. Nga ana tjetër menteja është shumë e mirë, nuk e ka shijen aq të fortë  sa xhinxheri. Edhe çaji jeshil është një nga çajrat shumë të mirë për eleminimin e fryerjeve të barkut. Edhe gjendet në bare të ndryshme. Çaji i kamomilit është jo vetëm qetësues dhe relaksues, por edhe largon gjendjen jokomode të fryerjes së barkut. Nuk duhet përjashtuar as çaji i malit, që mundëson një kalim më të shpejtë të gjendjes pas një ushqimi të rënduar.”, shprehet në “Rreze Dielli” agronomi.

Gjeta thotë se shkak i fryerjes së barkut nuk është vetëm teprimi me konsumimin  e ushqimit, por edhe në rastet kur sistemi tretës nuk funksionon siç duhet apo kur kemi shqetësime të tjera me shëndetin. Për nga rëndësia, ai nuk i ndan dot llojet e çajrave, por thotë se ato janë një zgjidhje shumë e mirë për fryerjen e barkut dhe eleminimin e toksinave.