Fryrje barku apo trupi? Si të nxirrni lëngjet e tepërta dhe të humbisni peshë | Ylli Merja

26 Tetor, 13:16 | Përditesimi: 26 Tetor, 13:16

A ju ndodh të zgjoheni në mëngjes me fytyrë të fryrë, bark të fryrë, të ndieni këmbët të rënduara apo të shihni se pesha juaj ndryshon nga dita në ditë? Shpesh, pas këtyre shqetësimeve fshihet mbajtja e lëngjeve në trup, por si ta kuptojmë nëse bëhet fjalë për fryrje, grumbullim të lëngjeve apo shtim në peshë nga yndyra? Dhe a mund të na vijnë në ndihmë bimët mjekësore për të lehtësuar këtë gjendje në mënyrë natyrale? Për këto dhe shumë të tjera flasim në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, i cili do të na shpjegojë pse ndodhin fryrjet, cilat janë shkaqet më të zakonshme dhe çfarë duhet të dimë përpara se të përdorim bimët që ndihmojnë organizmin të çlirohet nga lëngjet e tepërta.

MC/Shqiptarja.com