Gazetari tregon shtëpinë e familjes Nikaj, nëna e 6-fëmijëve në kushte ekstreme për jetën

13 Maj 2021, 17:39

Me dhimbjen e një nëne dhe e lodhur duke mbijetuar cdo ditë të jetës së saj, kjo është thirrja për ndihmë e nënë Luces ne kete dite Bajrami, pasi banesa ku jeton është thuajse e rrënuar dhe rrezikon shembjen. Gjithë anëtarët e familjes Nikaj nga Lezha jetojnë nën rrezik. Në një shtëpi që nuk ka as kushtet minimale për një jetesë si gjithë të tjerët, kjo familja eshtë e detyruar që të kalojë cdo ditë të tyre nën kete cati, ku në cdo cep te mureve mbyt lagështia. Të ardhurat nga pensioni që nënë Luce dhe bashkëshorti i saj Kol Nikaj marrin, nuk mjaftojnë as për të shtyrë muajin. Lucjana dhe Kol janë bërë prindër të 6 fëmijëve, pas ardhjes në jetë të 4 vajzave, dhe pas dëshirës së madhe për të trashëguar mbiemrin e tyre zoti e bekoi ciftin Nikaj me dy djem, por zemra i digjet duke parë sesi atyre i duhet që cdo ditë të përballen me këtë varfëri ekstreme.Për shkak të kësaj varfërie dhe të lënë në mëshirë të fatit familja Nikaj iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’ me një apel për ndihmë, që dikush të vë dorën në zemër.