Gjellë verore nga zonja Albana

22 Qershor 2022, 14:35

Gjellë verore

Përbërësit:

  • 3 qepë të njoma
  • 7 speca të vegjël
  • 4 domate
  • 2 vezë
  • 1 gotë ujë
  • Vaj ulliri
  • Djathë i grirë
  • Kripë, piper
  • Përgatitja:

Specat i presim në kubik dhe i shtojmë në një tigan me yndyrë. I kaurdisim 2-3 min shtojmë qepët e njoma dhe domatet e prera kubik ku më përpara i kemi hequr lëkurën . I rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i lejmë deri sa të marrin shijen me njëra-tjetren. Vezet i rahim dhe i shtojmë tek domatet siper. I lëmë për

2 min dhe më pas i shpërkasim me djathë të grirë kaçkavall. I vëmë kapakun dhe i lemë për 2 min deri sa djathi të krijoj mpiksjen e vet.