Zhduket kërcimtarja shqiptare Konxhe Ramazani, prej datës 19 maj familjarët janë në kërkim, ndërsa bëjnë denoncimin edhe në programin investigativ ‘Pa Gjurmë’ ne Report TV. Jepet dëshmia shokuese, flet nëna me të bijën për gazetaren Odeta Dume. Nënë e dy fëmijëve, Konxhe Ramazani nga Elbasani punonte prej disa vitesh në qytetin e Pejës, si kërcimtare në një lokal nate, ndërsa njihej me emrin ’Xheni’. Gruaja me flokë të gjata dhe tatuazhe të shumta në trup u zhduk, pasi la në banesë dy fëmijët e saj të mitur. Mbrëmjen e 19 majit u nis për në punë. E ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV e ëma tregon në transmetim live audio-mesazhin shokues që i mbërriti për të bijën disa ditë pas humbjes, në rrjetin social facebook, nga një shqiptar i Kosovës. ‘Humbjen e Xhenit e mësova nga mbesa. Ajo më telefonoi dhe më tha nëna ka ikur dhe jemi vetëm. U nisa menjëherë tek ata. Qëndrova pak ditë në Pejë dhe pas denoncimit në polici erdha me fëmijët në Elbasan. Disa ditë më vonë jam tronditur edhe më shumë, kur dikush me solli një audio ku dëgjohej të thuhej:‘Edhe këtej gati e kanë marrë vesh krejt se kanë mbyt diku Xhenin….’- u shpreh nëna. Për emisionin ‘ Pa Gjurmë’ flet dhe e bija e Konxhe Ramazanit, ndërsa rrëfen mes lotësh si u nda me nënën mbrëmjen e 19 majit dhe mesazhi i fundit që ajo i dërgoi.“Atë natë, si zakonisht, nëna u nis për në punë, pasi ajo punonte vetëm natën. E prita deri të nesërmen në mëngjes, por ajo nuk erdhi. I shkruajta më datë 20 maj, në “snapchat” por nuk me ktheu përgjigje. Pasi kaluan më shumë se 24-orë nga largimi i saj më mbërrin një mesazh nga mami, sikur ndodhej në Itali dhe unë duhet të telefonoja gjyshen qe ajo të vinte të na merrte. Nisa të dyshoja dhe u trondita. E kuptova që nuk ishte nëna ime, pasi ajo nuk shkruante në atë mënyrë. Nisa të qaja dhe e fajësoja që na braktisi, por e kuptova që nuk ishte ajo, por dikush tjetër përdorte telefonin e saj- u shpreh e bija. Pas dy ditëve, pa ushqim dhe të trëmbur, motër dhe vëlla telefonojnë gjyshen për ndihmë. Ndërsa e bija tregon gjatë intervistës se nisi të provokonte personin që shkruante në emrin e nënës së saj.‘ Pasi e kuptova që nuk ishte nëna ime, nisa të bëja provokime duke i thënë se kishim ngelur rrugëve, por nuk reagoi, gjë të cilën mamaja ime nuk do e bënte, nuk do na linte rrugëve. Madje edhe kodet e rrjeteve sociale të nënës ishin ndërruar’
Gjendet e vrarë gruaja në pyll,dyshohet për kërcimtaren’Xheni’/Reagon i dashuri në Pa Gjurme
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46

