Gjendet familja e gruas së humbur në Itali/I biri:Kur babi e braktisi,mami ra në depresion

7 Korrik, 17:29 | Përditesimi: 7 Korrik, 17:29

 

Një histori prekëse që lidh dy bashkatdhetare në rrethana krejt të papritura vjen nga Roma e Italisë. Marjeta Alimuci, 57 vjeç, e shpallur e humbur nga familja e saj në Shqipëri, u gjet rastësisht nga një emigrante shqiptare, Nushe Zhuba, gjatë një udhëtimi në një autobus urban në kryeqytetin italian.Ngjarja u bë publike për herë të parë më 1 korrik, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emision, ku emigrantja tregoi me detaje momentin kur vuri re Marjetën dhe bisedën që zhvilluan së bashku.Sipas dëshmisë së Nushes, pas bisedës së sinqertë ajo e shoqëroi Marjetën në polici, dhe më pas e la në kujdesin e autoriteteve italiane. Por kontakti mes tyre u ndërpre menjëherë pas këtij momenti dhe Nushe nuk mori më asnjë lajm për fatin e 57 vjecares. Ironia e fatit qëndron në faktin se, në të njëjtën kohë, familjarët e Marjeta Alimucit në Shqipëri kishin kontaktuar redaksinë e emisionit Pa Gjurmë, për të kërkuar ndihmë, pa e ditur se ajo ishte tashmë në rrugët e një vendi të huaj, e paorientuar dhe në nevojë.

r.k./Shqiptarja.com