Gjethet e ullirit të mrekullueshme për shëndetin, nga diabeti te kolesteroli, tensioni i lartë dhe...

5 Qershor 2023, 13:03

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për vlerat e jashtëzakonshme për shëndetin që kanë gjethet e ullirit.

Përdorimet e gjetheve të ullirit në mjekësinë popullore datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë. Asokohe, besohej se këto gjethe ishin simbol i një fuqie hyjnore. Gjethet e ullirit përmbajnë përbërës bioaktivë të fuqishëm dhe antioksidantë, njësoj si vetë ulliri. Oleuropina prezent në gjethet e ullirit vepron si diuretik, hipotensiv, laksativ, kundër hipertensionit arter dhe inflamacionit të hemorroideve. Ndërsa sekoiridoidet, një tjetër substancë prezente në gjethet e ullirit, ka veti antidiabetike, antiinflamatore, antikancerogjene, imunosuperiore dhe antiobezitet. Sipas specialistit të bimëve mjekësore gjethet e ullirit bëjnë një mrekulli në shëndetin tonë.

Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, rekomandoi përdorimin e disa çajrave me gjethe ulliri të cilat ndihmojnë në trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve.