Kjo është historia e dy pronarëve të mëdhenj të viteve ‘30-‘40 të cilët komunizmi ju rrëmbeu pronat dhe njërin e burgosi për shumë vite ndërsa tjetrin e vrau në hetuesi. I pari Ali Veli, tregtar grosist me të parën anije veliere 250 tonëshe, që tregtronte mallra deri në Egjipt, kishte dhëndërr Shefqet Bejën kryetarin e grupit të deputetëve, dënuar me varje në litar pas “Gjyqit të deputeteve”. Pas vdekjes së Shefqet Bejës, dënohet me burg edhe Ali Veli bashkë me djalin e tij. Personazhi tjetër është Ramazan Jella i vrarë në hetuesi në maj 1948. Ai kishte martuar vajzën e tij të vetme me djalin e Ali Velit. Në Tiranën dhe Durrësin e viteve ’40 të gjithë i njihnin familjet e pasura Jella dhe Veli. Këto dy familje përveç miqësisë së hershme dhe më vonë edhe krushqisë mes tyre, pas vendosjes së regjimit komunist do i lidhte edhe fati tragjik i persekutimit të gjatë. Luli Veli, është një pasardhëse e këtyre dy familjeve dhe ka vendosur të na rrëfejë një histori që i ngjan shumë një filmi dramatik. Dy gjyshërit e saj Ali Veli nga babai dhe Ramazan Jella nga nëna, janë fillesa e kësaj historie plot zigzage emocionesh, dramash, humbjesh por edhe dinjiteti, qendrese dhe krenarie. Luli tregon se gjyshi nga nëna Ramazan Jella u vra nga komunsitët në hetuesi dhe e hodhën e nga dritarja për të ngritur hipotezën se u hodh vetë dhe u vetëvra. Kjo humbje ishte një goditje e rëndë për të dyja familjet dhe vetëm një prej dramave të mëdha që do të përjetonin. Luli thotë se edhe burri i hallës së saj, Shefqet Beja po ashtu u dënua me vdekje nga komunistët me gjyqin e deputetëve dhe u var në litar. Ndërsa gjyshi nga babai Ali Veli u arrestua bashkë me të birin Ramazan Velin, të dy at e bir me akuza të paqena, kur në të vërtetë, në prapaskenë luhej loja e grabitjes me dhunë e pasurisë së madhe që ata kishin. Kjo valë e ashpër goditjeje kishte kthyer përmbys jetën e të gjithëve. Luli atëkohë ishte 5-6 vjeç dhe kujton se nga jeta luksoze që bënin deri më atëherë do të përfundonin në mjerim të tejskajshëm.
Ali Veli dhe Ramazan Jella/Gjyshërit e mi bamirës, që komunizmi ju mori jetën (10 tetor 2023)
Video të fundit në programin Dosja K Të gjitha
-
EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K' | Xhafer Sadiku: “Armiq” që në djep, shkolla mjet terrori kundër nesh!
10 Janar, 21:28 -
EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K'| Vexhi Buharaja, orientalisti i burgosur që la dorëshkrime të rralla
27 Dhjetor 2025, 21:06 -
EMISIONI I PLOTË, DOSJA K | Robert Prifti dhe dorëshkrimi sekret që i shpëtoi Sigurimit të Shtetit
20 Dhjetor 2025, 21:31 -
EMISIONI I PLOTË, DOSJA K | Robert Prifti, kimisti me valixhen misterioze kundër diktaturës
13 Dhjetor 2025, 21:01 -
Emisioni i plotë 'Dosja K' - Theu burgun e u arratis, si e sfidoi Sigurimin Prek Thani
6 Dhjetor 2025, 21:20 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'/ Fundi tragjik i 3 vëllezërve që sfiduan serbët dhe komunizmin
29 Nëntor 2025, 21:28 -
EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K' |Historia tragjike e Fisit të Prelë Nikë Lucës, 5 martirë e 53 vite burg komunist
22 Nëntor 2025, 21:01 -
EMISIONI I PLOTË Dosja K- Bute Dedndreaj,arratisja legjendare nga kampi internimit të Beratit për të shpëtur foshnjen
15 Nëntor 2025, 21:07 -
EMISIONI I PLOTË DOSJA K - 'Gjaku që sfidoi prangat', Bub Matoshi rrëfen arratisjen e 33 malësorëve nga Nikaj-Mërturi
8 Nëntor 2025, 21:18 -
EMISIONI I PLOTË 'Dosja K'| Si i ktheu Enver Hoxha fshatarët në skllevër, sipas recetës së Stalinit
1 Nëntor 2025, 21:06 -
EMISIONI I PLOTË DOSJA K/ Fshatarët disidentë kundër komunizmit: Nuk duam kooperativa!
25 Tetor 2025, 20:59 -
EMISIONI I PLOTË Dosja K- Selaudin Toto idealisti i shpërblyer me plumb
18 Tetor 2025, 20:59 -
EMISIONI I PLOTË 'Dosja K' - Vallëzim me vdekjen, në emër të lirisë! Sakrifica e burrave të familjes Toto
11 Tetor 2025, 21:07 -
EMISIONI I PLOTË Dosja K- Xhavit Lohja: Njeriu misterioz që më shpëtoi në hetuesi
4 Tetor 2025, 21:17 -
EMISIONI I PLOTË, Dosja K- Xhavit Lohja: Arratisja që më kushtoi mbi 18 vite burg
27 Shtator 2025, 21:05 -
DOSJA K/ ‘Për hir të dashurisë’, katër gra ruse që paguan shtrenjtë për dashurinë e tyre me djem shqiptarë
30 Korrik 2025, 08:19 -
Emisioni i plotë- Dosja K/ Nina, Elena, Livia dhe Valentina, 4 divorce të stilit komunist shqiptar
29 Korrik 2025, 15:58 -
'Për hir të dashurisë', 4 fate tragjike të ruseve të dashuruara me djem shqiptarë l DOSJA K
22 Korrik 2025, 20:09 -
Emisioni i plotë- Xherardo Nikjari, 26 burgjet e terrorit në Shkodër
15 Korrik 2025, 18:05 -
Emisioni i plotë/DOSJA K - Masakra e Qafë Barit, Sigurimi: Donin të arratiseshin, ndaj i vramë
8 Korrik 2025, 20:54

