Godina të reja në 'Qyteti Studenti', Veliaj: Çliruam hapësirat e zaptuara, kampusi i ri me godina akademike dhe rezidenciale

18 Shkurt 2023, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2023-02-18 14:18:30

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi godinat e reja studentore në Qytetin Studenti, për të cilat tha se koha e zaptimit të hapësirave publike ka marrë fund, kurse puna që po bëhet këtu do të transformojë rrënjësisht jetesën e studentëve në Kryeqytet.