Godinat e reja te ‘5 Maji’ gati për të pritur banorët e prekur nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

30 Gusht 2024, 12:32 | Përditesimi: 30 Gusht 2024, 14:00

Godinat e reja te “5 Maji” po bëhen gati për të pritur banorët që u prekën nga tërmeti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nga afër punimet ne godinat 27-28, ku tha se kantieri publik i “5 Majit” është ndërtuar me standardet më të mira, edhe se ato private, ndërsa njoftoi procesin e hedhjes së shortit për banorët që do të përfitojnë shtëpi të reja në këto godina.

r.k./Shqiptarja.com