Krenar Memaj, 46-vjeçari nga Berati kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”, pasi prej 1 muaji nuk ka asnjë të dhënë për dy fëmijët e tij të mitur, vajzën 8 vjeçe dhe djalin 6-vjeçar. Ata për herë të fundit u panë më 20 qershor të këtij viti, pasi të miturit iu morën Krenarit nga Policia e Durrësit dhe nuk iu dha asnjë informacion për fatin e tyre. E gjithë kjo ndodhi e ka zanafillën në vitin 2013 kur Krenari u njoh me mblesëri me Emrie Menën, një vajzë nga Dibra, por që jetonte në Durrës. Çifti filluan jetën në qytetin bregdetar, ndërsa 1 vit më pas u bënë prindër të një vajze, e cila erdhi në jetë, ndërkohë që Krenari dhe Emria nuk ishin të celebruar. Ajo mori mëmësinë Emrie dhe mbiemrin e saj, Mena, ndërsa atësia e Krenarit apo mbiemri i tij nuk ishte i shkruajtur asgjëkundi. Diçka e tillë bëri që mes çiftit të nisnin konfliktet e para. 46-vjeçari kërkonte që të celebrohej me Emrien dhe jeta të vazhdonte normalisht, por ajo i thoshte se një gjë e tillë nuk mund të bëhej, pasi do të humbiste përfitimin e një shume prej 80 mijë lekësh të vjetra që merrte nga Bashkia e Dibrës. Krenari kurrë nuk e mësoi se për cilën arsye gruaja e tij e përfitonte këtë shumë, ndaj sot ka dyshime të forta për të kaluarën e Emries, nisur dhe nga fakti që ajo kurrë nuk pranoi të bënte celebrimin me të. Në qershor të vitit 2016 vjen në jetë fëmija i tyre i dytë, djali, i cili gjithashtu mori vetëm mëmësinë dhe mbiemrin e saj, ndërsa babai biologjik nuk figuronte në asnjë dokument. Zënkat mes çiftit kanë qenë të shpeshta, deri kur në maj të 2022-shit ndodh diçka e papritur në familjen e tyre. Emria niset në Dibër për të marrë pagesën prej 80-mijë lekësh nga Bashkia, mirëpo atje vëllai i saj e kërcënon me thikë dhe në sy të saj e të fëmijëve, rreh babain e moshuar. Kjo ndodhi u shenjua thellë në mendjen e Emries duke lënë kështu pasoja të rënda në gjendjen e saj mendore. Kur u kthye në Durrës ishte agresive, rrihte fëmijët dhe zihej me bashkëshortin. Ndërkohë që shëndeti i saj përkeqësohej, familja vendosi ta dërgonte në spitalin psikiatrik, ndërsa 2 fëmijët e mitur iu dhanë motrës së saj Flutura Tota, e cila banon në kryeqytet. Pas shumë përpjekjesh, Krenari arrin t’i marrë fëmijët, por 1 muaj më parë ai shoqërohet në komisariatin e policisë së Durrësit, pasi ishte akuzuar për dhunë nga bashkëshortja e tij, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej me ilaçe. Kështu, fëmijët përfundojnë në duart e policisë ndërsa Krenari doli para gjykatës, ku për çudi i shpëtoi një dënimi me burg, mirëpo sipas urdhrit të mbrojtjes që kishte përfituar bashkëshortja, ai duhet t’i qendronte asaj 150 metra larg. Prej asaj dite, as gjykata dhe as policia e Durrësit nuk e kanë njoftuar Krenarin lidhur me fatin e dy fëmijëve të tij.
‘Gruaja në spital, vjehrra më zhduku fëmijët’/ Qan babai, një muaj pa i parë
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'/ Skandal në shkollën e Beratit: 'Djali dehet në klasë, mësuesit bëjnë sehir'! Prindërit ngrenë alarmin
19 Nëntor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza nuk na vdiq, por na e zhdukën!’/ Babai: 30 vite dhimbje sa gruas iu shfaq tumor
18 Nëntor, 18:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Dy burra më braktisën shtatzënë’/Nëna: I pari donte dy gra, tjetri u zhduk në Greqi
17 Nëntor, 18:02

