Në skype nga Gjermania me "Mbretin" e Tik Tok-ut , Igli Schroder, i cili po bën namin me fitime marramendëse nga biznesi online. Ai numëron mbi 5.5 milion ndjekës
Igli Schroder, jeton prej vitesh në Gjermani dhe është i futur në botën e biznesit dhe sipërmarrjes. Për të gjithë ata që kanë rrjete sociale si TikTok, e njohin mirë Iglin që është bërë një fenomen viral për shumë ndjekës të tij. Shumë e njohin dhe si "Mbreti" i TikTok pasi aktualisht ka 5.5 milion ndjekës. Sa herë që ai futet online, numri i ndjekësve dhe i reagimeve është shumë i madh. Igli është shumë i fokusuar në biznesin online dhe njihet si një njeri shumë i motivuar në punën e tij, duke mos humbur kohë që t'a shijojë pa lodhje. Ai e ka nisur TikTok-un si shaka, i shtyrë nga nipi, ku më pas pa që kishte një audiencë të madhe që e ndiqte. Synimi i tij është që të shkojë në 10 milion ndjekës në TikTok.