Harrojini dhimbjet e kyçeve dhe shpinës me këtë vaj natyral në shtëpi

2 Nëntor, 14:29 | Përditesimi: 2 Nëntor, 14:29

Aromaterapia është një mënyrë natyrale për t’i dhuruar trupit mirëqenie, relaksim dhe lehtësim përmes fuqisë së bimëve dhe aromave të tyre. Vajrat esencialë, të përdorur ndër shekuj, kanë fituar gjithnjë e më shumë vëmendje për vetitë e tyre aromatike dhe përdorimet në kujdesin ndaj trupit. Cilët janë vajrat më të përshtatshëm për të lehtësuar shqetësimet gjatë ftohjes, hundët e zëna dhe për të krijuar ndjesinë e frymëmarrjes më të lirë? Si mund t’i përdorim në mënyrë të sigurt dhe të dobishme? Në “Bima dhe Shëndeti” në Rreze Dielli, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, do të ndalemi edhe te përgatitja e një përzierjeje vajrash për masazh, që ndihmon në relaksimin dhe lehtësimin e tensionit në muskuj dhe artikulacione.

MC/Shqiptarja.com