Historia frymëzuese e Megi Xhemalit, vajza nga New York-u që pas luftës me depresionin ndihmon me libra psikologjie falas, gratë edhe vajzat në Shqipëri. Megi dërgon shuma parash për këto libra, të cilat i nxjerr nga gatimet në blogun e saj në Instagram…
Megi Xhemali është një vajzë me shumë pasione që jeton dhe punon në NY. Para disa kohësh Megi hapi një faqe në instagram ‘Biblioteka e Megit’ ku nisi një projekt për të promovuar leximin e librave falas nga fëmijë, të rinj por veçanërisht vajza dhe gra. Ajo me kontributin e saj personal nisi të blejë shumë libra psikologjik për vajzat dhe gratë, në mënyrë për t’i ndihmuar të kalojnë problemet psikologjike apo libra motivues sesi të bëhen të zonjat e vetes duke kaluar të gjitha momentet e vështira në jetë. Megi rrëfen se këtë iniciativë e mori nxitur nga një periudhë e vështirë e jetës së saj me stresin, depresionin dhe ankthin dhe ku libri iu bë miku dhe motivuesi i saj më i mirë për të ecur përpara.