Historia shokuese/ 'Dy vjet e abuzuar seksualisht' Dëshmia e 12 vjeçares nga Pogradeci në 'Pa Gjurmë’: 10 vjeçe e gjysëm isha, sa do mbushja 11 vjeçe

10 Janar, 18:48 | Përditesimi i fundit: 2024-01-10 21:52:13

Emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv trajtoi sot historinë e vajzës 12 vjeçare nga Pogradeci, e cila është abuzuar seksualisht nga një 29 vjeçar për dy vjet rrjesht. Historia ka tronditur mbarë opinionin publik. Në studion e emisionit avokatja Nexhi Beqiri dhe psikologia Elisa Aliaj e quajnë abuzim të pastër seksual dhe tregojnë pasojat. Ndërsa i ati i 29 vjeçarit e quan histori të stisur nga ish bashkëjetuesja e tij pasi u ndanë.