Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Ja cila shenjë ndodhet në vështirësi dhe cila në vendin e parë

21 Nëntor 2023, 12:21

Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 20-26 nëntor 2023.

Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me shumë ndikime planetare, do të ketë vështirësi për disa shenja dhe favorizime për disa të tjera. Kujdes dhe vëmendje duhet të kemi në disa debate në punë, në çështjet ekonomike nuk duhet të nxitohemi dhe sidomos kujdes në blerje. Astrologu Pulla në parashikimin e tij të horoskopit javor, tregoi klasifikimin e shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare nga vendi i dymbëdhjetë deri në vendin e parë.