I vranë djalin dhe ia hodhën në kanal,flet nëna e viktimës:Krimineli na dëboi edhe nga fshati

25 Maj 2021, 18:22

Florian Selimi ndërroi jetë pasi u godit me thikë për motive të dobëta. I riu nga Tropoja prej vitesh jetonte në fshatin Sulaj të Fierit, fshat në të cilin banojnë edhe dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e 12 gushtit 2019 në një kanal, pranë kthesës së Hamilit, vend në të cilin u gjet edhe makina e tij tip ‘’Renault” me targa AA641EN. Me lot në sy nëna jep për herë të parë dëshminë e saj në media si mblodhën një nga një sendet personale të të djalit dhe si e ndjehu zemra e një nëne se diçka e rëndë kishte ndodhur me të.’Kemi ardhur nga plazhi atë ditë dhe më mori motra për Bajram. Sapo bëheshim gati ai mori dy bidona për të mbushur ujë në Radovicë. Gjatë rrugës i ka dalë goma. Në cep të rrygës ka ndaluar dhe ka marr të atin në tel. Ka shkuar të marr një pjesë makine që i duhej. Ka marr celësat dhe ka shkuar prapë. Burri është lthyer në shtëpi ai ka qëndruar për të rregulluar makinën i vetëm. Kur i rashë telefonit ai nuk më doli më në telefon. Kur kemi shkuar në vendngjarje burri ka parë dy cuna të cilët shihnin poshte në kanal. Cuni më pati thënë më parë, se ata janë të rrezikshëm. Unë e kisha frikën e kësaj ngjarje të rëndë. Kur shkuam djalin nuk e gjetëm aty. Pajisjet ishin të gjitha në makinë. Burri u fut në kanal, vajza gjeti syzet e tij në tokë dhe një cigare. Ata e kishin qëlluar me grusht. Kemi kërkuar në kanal dhe gjetëm atleten, e kemi ditur se e kishim në kanal, kërkuam ndihmën e policisë më pas. E kam ditur se e kisha të vdekur, mbi urë i thashë: Ta kam bërë hallall. Policia mori një qen, i cili i drejtoi deri tek motorri që kishin lënë autorët. Kanë ardhur nga Tirana gjetën gjurmët e gjakut të freskëta dhe thikën. Kur bëmë varrimin anëtarë të fisit kërkuan leje për të ardhur në varrim. Pse duhet të kërkonin leje nëse djalin nuk e kishin vrarë djemtë e tyre?’- u shpreh nena e viktimes