Influencuesi italian në zbulim të Tiranës dhe stilit të shqiptarëve

10 Prill 2021, 15:01

Roberto de Rosa është një ndër blogerët më të njohur në Itali. Ai ndër të tjera është mjaft i apasionuar pas udhëtimeve. Së fundmi puna e solli në Tiranë, për të cilën u shpreh se ka mbetur mjaft i suprizuar. Në një intervistë për emisionin “ Rreze Dielli” tregoi më tepër për eksperiencën e tij këtu,. Ndërsa flet për Tiranën shprehet se ka mbetur mjaft i suprizuar:

“Tiranën po e zbuloj tani, do të dëshiroja te kisha ardhur në verë, sepse do të dëshiroja të shkoja në plazhet e famshme. Ajo që më pëlqen nga Tirana është një qytet që po lulëzon çdo ndërtesë po zmadhohet shumë shpejt, qyteti po rritet. Ju po jetoni në një moment të vërtet lulëzimi. Për ju do të jetë më e mira. Ju të gjithë flisni anglisht, italisht dhe unë ndjehem si në shtëpi” tha ai.