Intervista/ Ish-ministri i Drejtësisë: Jam pro zgjatjes së vettingut! KLGJ e KLP përgjegjësi për vakancat! Harta e re gjyqësore? Duhet konsultim

27 Tetor 2021, 18:34

Për ish-ministrin e drejtësisë Eduart Halimi sot avokat, i gjithë faji për mungesat e gjyqtarëve e prokurorëve në vend, është i institucioneve të drejtësisë së re, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor. Sipas tij, këto institucione s’kanë vizion dhe nuk janë transparente me publikun. Në një intervistë për ReportTv, Halimi thotë se vettingu duhet të kishte nisur nga politika, pasi pastrimi i drejtësisë nuk e dha efekte për klasën e korruptuar politike.

    No videos found.