Ironia e fatit/Kërkon vajzën nga martesa e parë, mëson live zhdukjen e ish-gruas

21 Korrik 2022, 20:48

 

Resmi Haxhiaj është 68-vjeçari nga Mallakastra, i cili kërkon ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ për gjetjen e të bijës. Për shkak të rrethanave foshnja u mbajt në maternitetin e Vlorës, pasi nëna përfundoi në spitalin psikiatrik pasi tentativës për vetëvrasje pas lindjes. Teksa rrëfen këtë ngjarje të rëndë të jetës, burri tregon me detaje si mundi ta shpëtonte të shoqen nga vdekja dhe si ndodhi ndarja prej saj. E kush do ta mendonte, që gruaja për të cilën Resmi Haxhiaj foli gjatë në studio, e cila solli në jetë vajzën që e bëri baba për herë të parë ishte 71-vjeçarja Drita Çakallozi, e cila sot rezulton e humbur. Për ironi të fatit babai kërkon vajzën, ndërsa mëson live për humbjen e ish-bashkëshortes së tij. Për Resmiun ishte shokues, në të njëjtën kohë habi lajmi, por edhe e pabesueshme sesi ’Pa Gjurmë’ ishte bërë sebep i përkimit krejt rastësor mbi ngjarjet e së shkuarës.