Ironia e qytetarit: Shqiptarët të gjithë me telefon në vesh, drejtojnë punët e shtetit nga makina

14 Gusht 2020, 10:44 | Përditesimi i fundit: 2020-08-14 15:06:14

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” një nga qytetarët duke folur për temën e aksidenteve rrugore numri i të cilave është rritur ndjeshëm këto ditë më 15 viktima, foli për nevojën e ashpërsimit të ligjit dhe Kodit Rrugor. Këtu në jug, tha ai, hyjnë të gjithë në kryqëzim pa patur kujdes dhe të gjithë nxitojnë a thua se ku po shkojnë. Të gjithë janë me telefon në vesh a thua se drejtojnë punët e shtetit nga makina, nënvizoi qytetari.