Ironia e Spiropalit: Fronti i ri opozitar? Ata janë 'UTOPIA'...

13 Qershor 2022, 19:27

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha mbrëmjen e së hënës se gjuha e përdoru nga Sali Berisha e ka ‘ndotur’ ambientin e Parlamentit.

Duke folur për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Spiropali shtoi se Partia Socialiste nuk ka ndërmend t’i përgjigjet Berishës dhe mbështetësve të tij me të njëjtën gjuhë pasi aleancën ajo e ka me publikun.

“Opozita është në një situatë të vështirë dhe katandisje që ka filluar të ndikojë edhe aromën në Parlament. Po të shihni është gjuha tipike e Sali Berishës që ka infektuar edhe plot të tjerë. Me njerëz që nuk kanë dalë nga emancipimi i ulët politik e ke gjithmonë e më të vështirë e të komunikosh. Por ne kemi parasysh që përballë së pari kemi publikun. Nuk do të ketë asnjë shans që Partia Socialiste të transformohet në atë nivel në skenën politike apo në qeverisje” – tha ajo.