Ish-vjehrri përball ish-nuses:Tradhëtove tim bir, më rrëmbeve mbesën

24 Dhjetor 2021, 18:08

Një 63-vjecar nga Berati denoncon ish-nusen e familjes Rebiona Canko pasi prej vitit 2019 ai rrezikon të humbasë mbesën e tij. 6-vjeçarja është kthyer në një mollë sherri pas ndarjes së prindërve dhe largimit nga banesa të nënës së saj. Gjithçka nisi kur vajza e vogël u sëmur 4 vite me parë. I ftuar në studion e emisionit “Pa Gjurmë” Shkëlqimi tregon se si ka parë ish-nusen e djalit të tij me një person tjetër në spital gjatë kohës që mbesa e tij ishte e shtruar. Cifti u divorcuan, në vitin 2019, ndërsa me vendim Gjykata vajza i kaloi në kujdestari babait. E ëma u rikthye në Shqipëri në janar të vitit 2019 dhe kërkoi të takonte vajzën e saj. Ish-bashkëshorti Grabon Xherimeja pranoi, por në vendin e takimit 26-vjeçarja u paraqit me të dashurin e saj dhe shumë persona të tjerë të rrezikshëm, të cilët morën me forcë të miturën. Një ditë më pas familja Xherimeja bëri kallëzim në polici për “rrëmbim”, por tërhoqin denoncimin pasi Rebiona e ktheu të bijën në shtëpi. 33-vjeçari ende edhe sot ndihet i kërcënuar nga ish-bashkëshortja, e cila kërkon të marrë me çdo kusht vajzën 6-vjeçare. Ish-nusja ka lënë të hapur në familjen Xherimeja një tjetër problem me zyrën e përmbarimit, pas marrjes së një kredie të pashlyer.

SHOW LESS