Ja çfarë ndodh në trupin tonë kur konsumojmë pije energjike

15 Maj, 12:43

Tashmë është fakt në të gjithë botën se konsumimi i pijeve energjike, sidomos nga të rinjtë sa vjen dhe rritet dita ditës. Por sa të dëmshme janë pijet energjike? Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike tregojmë se çfarë janë pijet energjike, çfarë kanë në përmbajtje të tyre, përse thuhet se ato shkaktojnë varësi. Çfarë i ndodh ekzaktësisht trupit pasi konsumojmë një pije energjike? Cilat janë rreziqet potenciale të pijeve energjike tek njerëzit, veçanërisht tek të rinjtë? Cilat janë elementet që sjellin dëme në organizëm? Nëse e krahasojmë një pije energjike me një kafe, cili është ekuivalenti i kafeinës? Cilat janë organet më të rrezikuara nga konsumimi i pijeve energjike?