Si ti kurojmë kafshët estetikisht? Cilat janë shërbimet ‘trendi’ për miqtë katërputroshë që të duken të kuruar dhe të pastër njëkohësisht?
Kafshët shtëpiake kanë një vend të veçantë në jetën dhe zemrën e njerëzve. Ato janë të dobishme pasi ofrojnë mbështetje sociale dhe emocionale. Si fëmijë të vegjël që nuk rriten kurrë, ato duan të argëtohen dhe t’u japin dashuri pa kushte. Nënat janë kujdestare në sytë e tyre, ata duan kujdes, ushqim dhe të pastrohen. Pra janë si çdo pjesëtar tjetër i familjes.
Është e rëndësishme që çdo kafshë që ju mbani në shtëpi t’i siguroni standardin më të lartë të kujdesit për të, duke filluar nga ushqimi, shëtitjet, mësimi i të sjellurit, kujdesi mjekësor dhe më kryesorja pastërtia - higjena për qimet e qenushëve është shumë e rëndësishme. Në studion e “Rreze Dielli" estetistja e kafshëve Ilva Kaloshi Leskaj tregon disa nga hapat bazë të kurimit të miqve tanë katërputroshë duke filluar nga larja tek krehja. Bisedës i bashkohet dhe regjisorja e njohur Elma Doresi, e cila ka një pasion dhe dashuri të veçantë për kafshët shtëpiake. Ndërsa psikologia Eriona Hoxha, rendit disa arsye përse është mirë që të mbajmë kafshë shtëpiake në familje dhe si ndikojnë ato në formimin e fëmijës.