E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ishte Pranvera Xhafa, studiuese e shkencave të okultit, e cila foli për magjinë e zezë dhe për shkencat e okultit.
”Ka disa lloje magjish që njerëzit i njohin mirë, por janë me ngjyra të ndryshme” e nis kështu rrëfimin Pranvera, studiuesja e Okultit. ”Magjia e zezë bëhet nga njerëz që duan t’i bëjnë keq një personi tjetër, kurse magjia e bardhë është kur duan t’i bëjnë mirë një njeriu”.
Përveç magjisë, studiuesja foli dhe për telepatinë, a ekziston ajo dhe cila është arsyeja e parandjenjës së situatave të caktuara... Po numri i fatit a ka një kuptim? A ndryshon ai në individë të ndryshëm?