‘Janë hajdutë, i largoni nga studio’/ Përplasja mes fqinjëve, 67-vjeçarja: Më rrahu dhe….

4 Korrik, 17:43 | Përditesimi: 4 Korrik, 17:43

Ditën e sotme, në studion e emisionit investigativ “Pa Gjurmë”, ndodhen Abaz dhe Afërdita Ashanaj, bashkëshortë nga fshati Suk i Përmetit. Ata kanë trokitur në dyert e redaksisë për të kërkuar ndihmë, pasi prej më shumë se dy dekadash përballen me një konflikt të vazhdueshëm me fqinjin e tyre, Fejzi Mamullari, i cili u ka zaptuar pronën. Madje, situata ka agravuar deri në dhunë fizike ndaj 68-vjeçares Afërdita Ashanaj, e cila është dhunuar nga fqinji pasi ka shkuar në pronën e vet. Historia e tyre nis në vitin 2002, kur daja i Abazit, Ahmet Bilo, për shkak të problemeve shëndetësore, ia kaloi nipit të drejtën për të ndjekur çështjet gjyqësore të tokës. Pikërisht në këtë kohë lindi edhe përplasja me Fejzi Mamullarin, i cili pretendonte se parcela i përkiste atij.

r.k./Shqiptarja.com