Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 30 tetor – 5 nëntor 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë me vështirësitë e veta me momente të ndryshme që ndikojnë apo diktojnë në anën ekonomike financiare, por duhet patur dhe kujdes në një kohë për shumë arsye, duke parë dhe vendosur në lidhje me çështje që lidhen kryesisht me ekonominë dhe bankat. Është një moment gjithashtu ku gjërat do të ndryshojnë, nuk do jenë siç kanë qenë më parë, mund të jetë një problem ende i pazgjidhur apo një situatë ku pretendojmë për më mirë. Është një javë shumë intensive për të gjitha shenjat dhe pak e rrezikshme për disa të tjera, ndaj duhet patur kujdes dhe vëmendje.