‘Javë me ndikime pozitive! Vëmendje shenja e…’ Horoskopi javor 26 qershor-2 korrik nga Jorgo Pulla

26 Qershor 2023, 11:36

Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 26 qershor – 2 korrik 2023.

Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me ndikime pozitive dhe favorite. Më 27 qershor, Mërkuri kalon në Gaforre duke na dhënë mundësi për bashkëpunime dhe lidhje në çështjet e pasurive të paluajtshme. Në të njëjtën kohë, ne mund të zgjidhim rastet që kanë të bëjnë me mjedisin familjar duke treguar mirëkuptim dhe ndjeshmëri ndaj nevojave dhe opinioneve të të tjerëve. Në përgjithësi java është e mbarë, por një vëmendje të vogël duhet të bëjë shenja e Ujorit. Në lidhje me disa çështje pune duhet të jenë të kujdeshëm aty ku firmosin dhe vulosin si dhe një diçka të lënë përgjysmë t’a shikojnë mirë.