Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 2-8 tetor 2023.
Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë me ulje-ngritjet e veta, por na jep mundësinë që ne të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare apo çështjet e dashurisë, të shikojmë ku kemi gabuar dhe të rregullojmë gjërat që ne duam. Ka një ndikim shumë të madh, duke pasur parasysh një kënd të vështirë që bën Mërkuri me Plutonin jep disi probleme apo debate dhe ndaj përgjatë kësaj jave duhet të jemi të vëmendshëm dhe të anashkalojmë çdo konflikt që mund të kemi. Pas datës 5 tetor kemi Mërkurin në Peshore, është një ndikim i mirë për të stabilizuar çështjet e punës, na jep mundësi të mira në fushën ekonomike financiare dhe dokumentacioneve. Pak më të vëmendshëm këtë javë duhet të tregohet shenja e Dashit dhe Ujorit, duhet të qëndrojnë larg firmosjes së kontratave si dhe larg debateve. Ndërsa shenjat më të favorizuara të javës janë Bricjapi, Binjakët dhe Peshorja.