Javë ndryshimesh! Fat, shanc në… /Horoskopi javor 13-19 maj nga astrologu Jorgo Pulla

13 Maj, 11:43

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 13-19 maj për të gjitha shenjat e zodiakut duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Pulla theksoi se kjo javë është java e ndryshimeve të mëdha, fat, shanc nga të gjitha anët. Edhe pse do të ketë disa problematika të vogla mund të konsiderohet e mbarë, pasi ka ndikime të forta planetare të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën shpirtërore.