‘Javë trazirash, kujdes!’ Parashikimi i horoskopit 13-19 nëntor nga Jorgo Pulla

13 Nëntor 2023, 10:52

Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 13-19 nëntor 2023.

Sipas astrologut Jorgo Pulla duket se do të jetë një javë sa e qetë por dhe me shumë zhvillime. Është një javë ku duhet të jemi të vëmendshëm ku hedhim hapin, ndaj kujdes! Fokusi më i madh i javës është tek puna dhe ekonomia duke qenë se kemi dhe ndikimin e Hënës së re në fillimin e javës, e cila na jep mundësi për mbylljen e konflikteve dhe problemeve si dhe mundësi në nisma të reja.