Doli nga banesa, kur fëmijët ishin në gjumë zhduket 50-vjeçari vlonjat. Gëzim Racaku i cili rezulton i humbur që prej datës 5 korrik të këtij viti iku nga shtëpia në lagjen ‘Partizani’, orët e para të mëngjesit, në fshehtësi. Ai jetonte bashkë me djalin dhe vajzën, që ditën kur bashkëshortja i la 18 vite më parë. Ky largim i papritur i gruas shkaktoi pasoja të rënda psikologjike tek Gëzimi, i cili prej kohësh kurohej nga depresioni. Mungesën e të atit e vuri re i pari djali. Në dollapin e rrobave mungojnë një bluzë gri, tuta të zeza dhe një palë shapka të zeza me të cilat ka dalë i veshur 50-vjeçari, momentin e largimit. Teksa i drejtohet për ndihmë emisionit ’Pa Gjurmë’, vajza e tij Zhaklina Racaku sqaron se kjo nuk është hera e parë, që Gëzimi ikën nga banesa. Mes lotësh, e bija flet për bisedën e fundit që pati me atë atin e zhdukur dhe si e paralajmëroi ai ikjen e tij. ’Kur u zgjova nga gjumi babai nuk ishte në shtëpi. Dyshoj se është larguar shumë herët në mëngjes, ndërsa e kërkuam për orë të tëra atë ditë, një fqinjë e jona na tha se e kishte parë në orën 15:30 në zonën e Skelës në Vlorë, vetëm. Babai kishte kohë që nuk ndihej mirë dhe shpesh mendonte t’i jepte fund jetës. Ai është larguar edhe herë të tjera, por vetëm për disa orë, por është kthyer sërish. Im atë vuante nga depresioni dhe gjëndja e tij ka qenë e rënduar kohët e fundit. Çdo gjë e ka lënë në shtëpi. Ka dalë i veshur me një bluzë gri, një palë pantallona të zeza dhe një palë shapka të zeza. Kemi bërë denoncim në polici, por deri tani asnjë informacion. Ai e paralamëroi largimin e tij, kur më tha se i vinte keq për ne, se mund të na linte. Unë nuk e mendova se do të ikte në këtë lloj forme. Ai ka afro 8 vite që vuan nga depresioni. Shkonte gjithmone tek plazhi i vjetër në Pyllin e Sodës, kemi kontrolluar atje, por s’kemi gjetur asnjë gjurmë. Nëse më dëgjon i lutem babit të kthehet. Gjatë transmetimit live një dëshmitar pretendon se e ka parë 50-vjeçarin, ditën e martë tek stacioni i fundit në zonën e Skelës. ’Gëzimin e kam parë në orën 16:00 tek stacioni i fundit në Skelë. Unë e njoh atë person se kemi pirë kafe bashkë, jetojmë afër njëri tjetrit. E kam parë të ulur në bordurë dhe kishte vënë duart në kokë. Nuk e mora me mend se mund të ishte larguar nga shtëpia, pasi e dija që ai kishte probleme dhe shpesh e shihja më parë që shëtiste vetëm’- tha dëshmitari nga Vlora
‘Kam frikë, nuk dua t’ju lë vetëm’/Vajza zbulon në ‘Pa Gjurmë’ fjalët e fundit të babait
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-Dera e shtëpisë u gjet hapur,40-vjeçarja shpallet e zhdukur/Ja kush person e ka rrëmbyer? (26.04.2024)
26 Prill, 19:33 -
Pa Gjurme-Zhdukja e shqiptarit në Bari/Motra: I kishte refuzuar policisë të kthehej në shtëpi (25 prill 2024)
25 Prill, 18:58 -
La burrin dhe u zhduk në ’91, zbulohen gjurmët në SHBA/E motra pas 33 vitesh:Mos të ketë frikë nga…(24 prill 2024)
24 Prill, 19:04 -
Pa Gjurme-I zhduket mbesa para 2 javësh, tezja alarmon live: E rrëmbyen 2 persona, po e shfrytëzojnë (23/04/2024)
23 Prill, 19:23 -
Pa Gjurme-‘Më dëboi nga shtëpia se donte punonjësen e tij’/Përballet gruaja me ish-burrin biznesmen (22/4/2024)
22 Prill, 19:00 -
Pa Gjurme-Shokuese/Zhduket 13-vjeçari,nëna zbulon skandalin me mësuesin:I jepte lekë t’i dërgonte në
19 Prill, 20:08 -
Pa Gjurme-‘Nënën e rrëmbeu dhe e zhduki motra’/Akuza e 53-vjeçarit: E bëri për të vjedhur pasurinë
18 Prill, 19:21 -
I mas*kruan gruan në Gjermani, bashkëshorti rrëfen ngjarjen: E laj si fëmijë, ajo… ( 15 Prill 2024)
15 Prill, 14:21 -
Pa Gjurme dorëzon foshnjen 11-muajshe në jetimore,prek nëna/’Kam bërë gabime, mos më ndani nga Emil’ (11 Prill 2024)
11 Prill, 14:16 -
Gruaja e braktisi në spital e i vodhi lekët/Prek 44-vjeçari:Familja më vrau për së gjalli (10 Prill 2024)
10 Prill, 14:15 -
E dëboi nga puna, infermierja me aftësi ndryshe përballet me mjeken: Më diskriminove (8 Prill 2024)
8 Prill, 14:08 -
Përballet çifti:Tradhtia jote më ndau nga fëmijët/Ajo: Je maskara, vajza nuk të do (4 Prill 2024)
4 Prill, 14:06 -
Ekskluzive/Mëson të vërtetën pas 60 vitesh,ish-komandati i ushtrisë dëgjon zërin e vajzës… (3 Prill 2024)
3 Prill, 14:05 -
‘Me gruan dal nga shtëpia,djali na dhun*n’/ Flet i droguari:Më ndihmoni, nuk dua t’i vr*s (2 Prill 2024)
2 Prill, 13:59 -
Nusen ia dhanë pa dëshirë, shokon 36-vjeçarja/ ’Tallej me fëmijët, mua më kyçte në shtëpi’ (1 Prill 2024)
1 Prill, 13:58 -
Jeta e frikshme e tre fëmijëve poshtë një plastmasi/Nëna: Lahemi në natyrë, flemë edhe… (29 mars 2024)
29 Mars, 13:57 -
Pa gjurmë - Vëllai i shiti shtëpinë,mbeti në rrugë’/Prej vitesh ndihmoi endacakun,preket e reja:S’dua ta besoj
28 Mars, 16:40 -
I vdes gruaja e vetme në dhomë/45-vjeçari: E lashë tek prindërit, s’di si përfundoi tek… (17 prill 2024)
17 Prill, 19:35 -
Pa Gjurme-‘Më martuan me të sëmurë, urinonte në shtrat’/41-vjeçarja: Kunata më akuzon për tradhti
12 Prill, 18:00 -
4 fëmijë pa baba,nëna dëbohet nga i vëllai në rrugë/ ’Kur më vdiq burri, familja më...’
16 Prill, 18:00