Kek me qershi
Përbërësit:
500 gr qershi
250 gr miell
150 gr sheqer
50 gr gjalpë
50 ml vaj ulliri
3 lgj qumësht
1 lç maja e thatë
3 vezë
Përgatitja:
Në një enë rrahim vezët me sheqerin derisa të rritet vëllimi. Më pas shtojmë qumështin, gjalpin, vajin e ullirit dhe lëkurën e limonit. Vazhdojmë trazimin me rrahës elektrik duke shtuar gradualisht miellin dhe fryrësin. Brumin e trazojmë lehtë me një spatul kuzhine (jo më me rrahës elektrik). Qershive u largojmë bërthamën i spërkasim me pak miell dhe i shtojmë tek brumi i kekut. Lyejmë një tavë me gjalpë, hedhim masën e kekut dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.