Ajo sjell rrëfime të një tjetër epoke, kohë kur ushqimi konsiderohej gëzimi I më I madh I festës, tregon për ushqimet që shërbeheshin në dasma e ritin e të thururit këngë për pilafin e japarakun:
“ Duke ditur se në Shkodër jetojnë tre komunitete fetare, secili ka ritet e veta dhe ushqimet që janë përdorur, kanë edhe dallimet e veta. Në rastin e dasmës duhet thënë që , varet edhe prej stinëve por duhet thënë që është përdorur mjaft mishi, sallatrat e stinës, dhe ajo që nuk ka munguar asnjëherë ak qenë pilafi me mish.Në pjesën e dasmave katolike I është kënduar edhe kënga në momentin që ka ardhur, që është shërbyer pilafi dhe kënga e japrakut. Të dyja këto kanë pasur këngë specifike” shprehet ajo.