'Kërcënimi' i SPAK për mediat, Vangjeli rrëfen për herë të parë: Përballja ime me Prokurorinë pasi ish-ministri i Berishës më dha dokumentet e Gërdecit

17 Qershor 2022, 18:45

Duke marrë shkas nga urdhri i SPAK për mediat në lidhje me dëshmitë e Nuredin Dumanit, Vangjeli tregoi se në 2009 është gjendur përballë një situate të ngjashmë ku ndodhet media sot. Ai shtoi se një ish-ministër i Sali Berishës i kishte vënë në dispozicion dokumentacionin sesi ishte ndërtuar fabrika e vdekjes në Gërdec.