Këshillat e dermatologes për mbajtjen e maskës në fytyrë

16 Tetor 2020, 12:09

Sipas vendimit të fundit të qeverisë maska duhet mbajtur edhe në ambiente të hapura, duke bërë që kohëzgjatja e mbajtjes së maskës në fytyrë të sjellë edhe disa probleme për lëkurën, irritime të ndryshme të cilat mund të çojnë në patologji të ndryshme në lëkurë. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar dermatologia Eva Jorgaqi, e cila foli për këto probleme në lëkurë. Ndërsa ndau edhe disa këshilla që mund të na ndihmojnë në këtë periudhë për të minimizuar irritimin e lëkurës nga maska:

‘’ Gjatë kësaj periudhe duhet të gjejmë momentë për ajrosjen e lëkurës gjatë mbajtjes së maskës dhe nëse ka probleme për shfaqjen e alergjive ose shfaqen probleme të lëkurës duhet kontakt me dermatologun për të marrë mjekimin që duhet’’ tha ajo.