“Komuna e Levanit më e korruptuara, do na vriten fëmijët”, apeli i qytetares: Të ndërhyjë shteti!

11 Gusht 2020, 09:18 | Përditesimi i fundit: 2020-08-11 09:23:45

Drejtësia të vihet në vend për pronat sepse fëmijët tanë kanë ngelur rrugëve pasi institucionet e korruptuara nuk i japin zgjidhje halleve dhe problemeve tona që kemi me tokat. Ishte ky shqetësimi që një zonjë ngriti në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju”. Ajo ka denoncuar publikisht komunën e Levanit duke thënë se është më e korruptuara dhe kërkon ndërhyrjen e shtetit.