Kremtohet 75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj: Kapitull i ri për FA! Ministri Nufi: Pas dy dekadash rikthejmë Shkollën e Aviacionit në Vlorë

30 Prill, 17:45 | Përditesimi: 30 Prill, 17:50

Në bazën ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, u zhvillua ceremonia e 75-vjetorit të krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar.

Në këtë ceremoni jubilare morën pjesë President i Republikës Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA gjenerallejtënant Arben Kingji, drejtues të lartë të Forcave të Armatosura, përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të Aviacionit, familjarë të Dëshmorëve të Atdheut etj.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gjatë fjalës përshëndetëse, vlerësoi se transformimi i Forcës Ajrore nuk do të kishte qenë i mundur pa mbështetjen e aleatëve duke theksuar partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I.M/Shqiptarja.com