Kreu i ARRSH për Report Tv: Punimet te ish-sheshi 'Shqiponja' mbyllen brenda 2021! Prezenca e trafikut? Jo nga mungesa e informimit, por kthimi i pushuesve dhe studentëve

4 Shtator 2021, 13:46

TIRANË- Viti 2021 do të sjellë edhe përfundimin e punimeve në ish-sheshin 'Shqiponja' si edhe të Lotit 2 që ka të bëjë me nyjen e Astirit, gjë e cila për kreun e ARRSH-së, Evis Berberi do të minimizojë maksimalisht trafikun.

"Viti 2021 te ky kantier si dhe tek Loti 2 do të përmbyllen punimet brenda vitit 2021 sepse në këtë kanier për 2 javë mbarojmë pjesën tjetër pra ura mbi Lumin Tirana dhe Loti 2 ka të bëjë me nyjen e Astirit të cilën duke e hapur atë nga në 2 javët e para të muajit tetor, fluksi që sot krijohet është i rrjedhshëm, pasi gjithë gjithë unaza kalon poshtë nyjes së Astiri, dhe sipër nyjet sekondare me Astirin dhe me pjesën e bregut të Lumit", tha ai.

    No videos found.