Kritharaq me mish viçi nga zonja Albana

14 Qershor 2022, 12:04

Kritharaq  me mish viçi

Përbërësit:

  • 200 gr mish viçi
  • 1 qepë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 karrotë
  • bishta majdanozi
  • 1 lgj pelte domate
  • 1/2 fl verë e kuqe
  • 1 konservë domate
  • pak sheqer
  • 1 dafinë
  • kripë, piper

Përgatitja:

Qepën e grirë, e kaurdisim me vaj, shtojmë mishin të prerë në copa, i hedhim, pak bulion ose ujë që të ziejë në momentin që është zierë, presin të përthith lëngjet shtojmë kritharaqet, i kaurdisim, i shuajmë me verë, shtojmë salcat, kripë, piper, shtojmë ujë sikurse edhe karrotën e grirë. Shtojmë pas 10 minutash, erëzat dhe hudhrën kokërr. Në fund të gatimin e heqim hudhrën, shtojmë sheqer. bishtat e majdanozit, dafinës, i lidhim me një spango dhe i vendosim në tenxhere që të lëshojnë aromat e tyre, kur të shohim që është bërë gatimi heqim bimët aromatike sikurse edhe hudhrën.